Lajme

Shpend Ahmeti zihet ngushtë për paratë e Audi Q7

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 15 October 2017

Kryetari aktual i Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Shpend Ahmeti, është zënë ngushtë në një debat zgjedhor televiziv.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka akuzuar Ahmetin se nuk e ka mbajtur një premtim të dhënë, të lidhur me shitjen në ankand të automjetit Audi Q7, të cilin e përdorte paraardhësi i tij në postin e kreut të Prishtinës, Isa Mustafa.

Çelaj ka thënë se Ahmeti kishte premtuar se do t’i jepte paratë e siguruara nga shitja e Audi Q7 për organizatën Handikos – por se një gjë të tillë nuk e ka bërë.

“Q7’ën ia ka premtuar Handikosit, mjetet nuk ia ka realizuar”, ka thënë Çelaj në KTV.

-Advertisement-

Duke iu përgjigjur Çelajt, Ahmeti ka deklaruar se asnjëherë nuk e kishte premtuar një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera