Lajme

Shkolla e Diasporës jep ide për ndihmë komunitetit lokal

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 15 October 2017

Në Prizren sot është mbajtur ceremonia e Shkollës së Diasporës në Kosovë e cila për pesë ditë rresht ka mbledhur pjesëmarrës nga diaspora, rajoni dhe Kosova.

Kjo shkollë e organizuar nga shoqata Germin, GIZ-i gjerman dhe Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë është mbajtur me qëllim që të rinjtë të japin ide për sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti lokal.

Më pas idetë e të rinjve pjesëmarrës do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe do të shpërblehen nga Germin dhe GIZ-i.

-Advertisement-

Selvije Kurti nga Germin ka thënë se gjatë këtyre ditëve ka qenë një dinamikë e jashtëzakonshme duke identifikuar problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti lokal në Prizren dhe Malishevë.

Sipas saj, është punuar në grupe për të ardhur deri te zgjedhja e sfidave.

“Për katër ditë e gjysmë të rinjtë pjesëmarrës kanë pas një agjendë të ngjeshur pas indentifikimit të sfidave me të cilat po ballafaqohet komuniteti lokal në Prizren dhe Malishevë ata kanë punuar në grupe duke dhënë ide të ndryshme dhe praktika nga shtetet në të cilat janë pjesëmarrës më shumë 19 shtete nga e gjithë bota dhe kanë iniciuar iniciativa duke u bazuar në nevojat e komunitetit lokal. Këto iniciativa sot u prezantuan para një jurie e cila do të bëjë vlerësimin me ç’rast do të ndahen edhe grante të vogla duke shpërblyer tri iniciativa për Komunën e Malishevës dhe tri për Prizrenin”, tha Kurti.

Njëra nga nxënëset e shkollës së Kompetencës në Prizren, Laura Dragovci, tha se gjatë këtyre ditëve ka marr shumë ide por edhe ka marr ide nga pjesëmarrësit nga diaspora dhe rajoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera