Lajme

Javën e ardhshme Qeveria voton Komisionin për provimin e Jurisprudencës

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 15 October 2017

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë javës së ardhme pritet ta dërgojë në Qeveri propozimin për mbajtjen e provimit të Jurispodenës.

Kështu ka bërë me dije Tahiri.Ai është shprehur se emrat e komisionit të ri, i cili do ta organizojë provimin e Jurispodencës, gjatë javës së ardhshme do t’i procedohen Qeverisë.

“Unë po shfrytëzoj rastin që t’iu përgjigjem kolektivisht të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë çështje. Komisionit të fundit të emëruar për organizimin e këtij provimi, i ka skaduar mandati, por unë tashmë kam propozuar emrat e komisionit të ri dhe javën e ardhshme do procedoj përmes Qeverisë së Kosovës propozimet, në mënyrë që vendimi për miratimin e tij të merret në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i lënë rrugë organizimit të provimit të Jurisprudencës sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Këtë veprim Tahiri, thotë se e ka marrë pas kërkesave të shumë qytetarëve rreth mbajtjes së këtij provimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera