Sport

“Problemi i Dybalas janë portierët shqiptarë”

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 14 October 2017

Një rastësi e bukur për dy portierët shqiptarë të Kombëtares, Etrit Berisha dhe Strakosha, të cilët në dy javët e fundit kanë arritur të ndalin nga pika e 11-metërshit argjentinasin Dybala në minutat shtesë të ndeshjes.

Dhe kjo rastësi nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Allegri. Trajneri i Juventusit foli pas humbjes në shtëpi nga Lazio mbrëmjen e sotme, duke vlerësuar kundërshtarin si skuadër e mirëorganizuar, ndërsa sa i përket Juventusit ka thënë se ka pasur një rënie të përqendrimit.

Në fundin e deklaratës së tij për mediat, dikush nga gazetarët e pyet Allegri-n nëse Dybala ka problem në gjuajtjen e 11-metërshave.

-Advertisement-

Dhe Allegri tregon që ka qenë i vëmendshëm se në dy penalltitë e fundit të humbura nga argjentinasi, portierët kanë qenë shqiptarë. “Problemi i Dybala janë portierët shqiptarë”, ka thënë me humor Allegri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera