Sport

“Nëse Liverpooli më shkarkon, do të dështojë të gjejë një trajner si unë”

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 13 October 2017

Klopp thotë se Liverpooli nuk mund ta shkarkojë atë pasi aktualisht në treg nuk ka trajner më të mirë se ai.

Jurgen Klopp nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri pasi Liverpooli po ka luhatje të formës dhe shkarkimi i gjermanit është një opsion për klubin anglez.

Por, Klopp thotë se drejtuesit do të bënin gabim nëse janë duke konsideruar diçka të tillë.

-Advertisement-

“Nëse më shkarkojnë, nuk besoj se ka ndonjë trajner që do të bënte punën më mirë se unë. Nuk mendoj se jam perfekt, por është e vështirë të gjesh një opsion më të mirë”, u shpreh Klopp.

Pas shtatë xhirove në Premierligë, Liverpooli renditet në pozitën e shtatë – 3 fitore, 3 barazime dhe një humbje.

Të shtunën duke filluar nga ora 13:30, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp i pret një test i vështirë, të cilët presin në “Anfield” Manchester Unitedin, që ka fituar gjashtë takime dhe ka barazuar vetëm një herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera