Sport

“Masters” i Shangait, Nadal, Federer e Del Potro në çerekfinale

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 13 October 2017

Rafael Nadal kalon me shumë lehtësi në çerekfinalet e turneut “Masters” të Shangait.

Tenisti spanjoll eliminoi Fabio Fogninin në raundin e tretë, duke e mposhtur atë me rezultatin 2-0.

Numri 1 i renditjes botërore e vuri shumë shpejt diktatin e tij ndaj italianit, teksa në setin e parë mori kryesimin 3-0, për ta mbyllur atë me rezultatin 6-3. Seti i dytë ishte edhe më i lehtë për tenistin nga Majorka, që e mbylli atë me rezultatin 6-1.

-Advertisement-

Kundërshtari i Nadalit në çerekfinalet e turneut “Masters” të Shangait do të jetë Grigor Dimitrov.

Për në raundin tjetër të kompeticionit u kualifikua edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro, që eliminoi gjermanin Alexander Zverev. Del Potro nuk e pati aspak të lehtë këtë sfidë, të cilën e fitoi me rezultatin 2-1.

Zverev fitoi setin e parë 6-3, por argjentinasi u kundërpërgjigj duke fituar dy setet e radhës 7-6 dhe 6-4. Një vend në çerekfinalet e turneut “Masters” të Shangait siguroi edhe Federer, që mundi Dolgopolov 2-0, me sete 6-4 dhe 6-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera