Shumë rajone kërkojnë pavarësinë, copëzimi do ta çojë BE-në kaos
Autori: Gazeta inFokus
08:38 | 13 Tetor 2017
A duhen shpërfillur shtetet e vjetra nacionale për të shpallur një “Europë të rajoneve”? Për Katalonjën kjo tingëllon si një rrugëdalje nga tollovia politike, por BE-ja do të përfundonte në kaos, mendon Bernd Riegert.
Katalonja nuk është i vetmi rajon në Europë, që kërkon më shumë pavarësi. Skocia, Tiroli i Jugut, Aland, Flandra e ndoshta edhe Bavaria. Lista nuk është e plotë. Disa rajone madje nuk kërkojnë mëvetësinë, por vetëm më shumë autonomi, ndërsa të tjerë rajone si Skocia apo Katalonja duan të bëhen shtete nacionale. Këto forca separatiste shihen në BE në Bruksel me ndjenja të dyjëzuara. Sepse ato venë në pikëpyetje rendin e shteteve ekzistuese nacionale. Por mbrojtja e integritetit të shteteve nacionale, që janë anëtarë të BE-së, është pjesë e marrëveshjeve të BE-së.
Vetëm nëse një shtet nacional e ndryshon brenda vetes në mënyrë demokratike strukturën e vet, BE-ja nuk ka asnjë problem. Si shembull vlen të përmendet këtu bashkimi i RDGJ me RFGJ në vitin 1990 apo ndarja e Çekosllovakisë në dy shtete të pavarura më 1992. Ndonëse Çekia dhe Sllovakia janë antarësuar shumë më vonë pas ndarjes në BE. Edhe një shkëputje e mundshme e Skocisë nga shteti nacional Britania e Madhe, ndonëse jo e dëshiruar, është jo problematike për BE-në, sepse Britania e Madhe e kishte miratuar si e tërë referendumin skocez. Ndryshe nga Katalonja, ku shteti spanjoll e mohon të drejtën e katalonjasve për referendum.
Ka vetëm zgjidhje sipas rastit
Çdo rast është i ndryshëm. Ka pasur edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia, por kjo është pranuar nga BE-ja, po ashtu edhe shpërbërja e Jugosllavisë si dhe e Bashkimit Sovjetik. Pjesë të ish-këtyre shteteve sot janë antarësuar në BE. Një njohje e shtetit të Katalonjës nga vendet e tjera anëtare të BE-së nga këndvështrimi i sotëm duket të jetë e përjashtuar. Qeveria katalonjase nuk duhet të ketë iluzione në këtë drejtim.
Por cila mund të jetë zgjidhja, një perspektivë për të ardhmen, se ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj konflikteve mes rajoneve dhe shteteve nacionale, të cilave u përkasin ato? A ka një përgjigje europiane? Herë pas here ka nisma me propozimin e krijimit të një “Europe të rajoneve”. Si për koinçidencë pikërisht këtë javë në Bruksel është mbledhur “Komisioni i Rajoneve”, një forum, në të cilin marrin pjesë 350 përfaqësues të rajoneve në 28 vendet anëtare, një lloj parlamenti. Komisioni i Rajoneve është megjithatë vetëm një forum konsultues. Pushtetin legjislativ e ndajnë në BE shtetet nacionale në Këshill dhe në Parlamentin Europian të zgjedhur në mënyrë direkte. Propozimi, për t’i shfuqizuar shtetet nacionale në BE dhe për t’i forcuar rajonet si Katalonja, Kertneni apo Shlesvig-Hoshtein dhe për t’i bërë ato si komponente të vërteta të identitetit europian është joshëse në aspektin e shtetit teorik, por në praktikë kjo është e parealizueshme.
Nacion apo rajon?
Federalizimi i shteteteve nacionale të zhvilluara historikisht është i vështirë. Nuk është vetëm ndjenja rajonale e atdheut, por edhe identiteti nacional, që nuk mund të shpërbëhen kaq thjeshtë. Gjithashtu separatistët në Katalonjë nuk duan më të jenë vetëm një rajon në Europë, por një shtet i mirëfilltë, sepse besojnë, që katalonjasit përbëjnë një komb. Këtu shkrihen konceptet dhe përkufizimet. Çfarë është një komb, ç’është një rajon dhe ç’është një konfederatë?
Bernd Riegert
Sot 28 shtetet në Bruksel dhe 750 deputetët duhet të bien dakord dhe të marrin vendime. Nëse shtetet nacionale zëvendësohen nga rajonet e përcaktuara tani në BE, atëherë nuk do të kishte më një samit të 28 shteteve nacionale, por të 98 rajoneve. Këto rajone i përgjigjen asaj, që në Gjermani është landi federal. Por ka edhe ndarje në njësi më të vogla. Nëse rajoni ndahen në nivelin e qeverive lokale në Gjermani, atëherë do të kishim 276 rajone. Nëse këtyre u shtojmë edhe qarqet si në Gjermani apo departamentet si në Francë, si njësi për pjesëmarrje politike në BE, arrijmë në një shifër prej 1342. Një Europë e tillë do të ishte me kompetencat e sotme që ajo ka e pamundur të qeverisej.
Këto shifra burojnë nga Autoriteti Europian i Statistikave. Këto BE-ja i ndan në rajone të pastra të nivelit të parë deri në të dytë (NUTS), sepse subvencionet e BE-së dhe ndihmat strukturore qysh sot planifikohen dhe llogariten në njësi të vogla.
Copezimi në rajone nuk do ta zgjidhte problemin politik, që shohim në Katalonjë. Sepse edhe nacioneve të vet përcaktuara, që e ndiejnë veten në BE ashtu si një pjesë e katalonjasve të “shtypur”, duhet t’u bëhet e qartë, që mëvetësia shtetërore dhe shtetet e vogla në kohën tonë nuk sjellin më përparimin. Katalonjasit mund të përpiqen ta ndryshojnë Spanjën po ashtu edhe skocezët Britaninë e Madhe. Por për këtë nuk është Europa partneri i duhur i negociimit.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...



































