Trimi i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 12 October 2017
Futbollit kosovar i ka lindur një trim. Leotrim Kryeziu i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij, duke e çuar Kosovën U-19 në kualifikimet e “Evropianit 2019” me katër gola në tri ndeshje. 18-vjeçari e kishte ëndërruar gjithmonë këtë ditë dhe ajo i erdhi. Futbollisti gjilanas ndihet krenar me atë që bëri në Austri, ndërsa synon ta ndihmojë këtë ekip të shkojë edhe më larg. Në Evropë synon të dalë edhe me Dritën, ekipin e tij aktual. Gjithashtu, ëndrra më afatgjate janë edhe Përfaqësuesja A dhe transferimi në një klub evropian
Leotrim Kryeziu është futbollist i njohur dhe perspektiv i futbollit kosovar, shkruan sot gazeta Zëri.
Por, më të njohur atë e ka bërë paraqitja në garat ndërkombëtare me Përfaqësuesen U-19 të Kosovës.
Ylli i ri gjilanas as që e kishte menduar ndonjëherë se do t’i shënonte katër gola në parakualifikimet e “Evropianit 2019”, dy ndaj Izraelit dhe dy ndaj Lituanisë, për t’ia siguruar ekipit të Ramiz Krasniqit plasimin në fazën kualifikuese të këtij evenimenti.
18-vjeçari kur e kishte filluar karrierën si fëmijë, si të gjithë futbollistët tjerë, kishte ëndërruar që një ditë futbolli kosovar të anëtarësohej në UEFA e në FIFA dhe ai me shokë tani kishin mundësinë dhe shansin të luanin të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.
Dhe, kjo ëndërr i është realizuar dhe ai e tregoi veten qysh në debutimin e kosovarëve të rinj në paraeliminatoret e Evropianit.
Nga lloçi i futbollit kosovar të shënosh gola me peshë me siguri kjo është diçka që s’do ta harrojë kurrë në jetën e tij futbollisti gjilanas.
“Unë e kam filluar karrierën qysh në moshën 8-vjeçare. Kam besuar gjithmonë në vetveten dhe me punë shumë të madhe besoj se mund të arrijë çdo futbollist. Ky është vetëm një hap drejt një rruge shumë të gjatë”, thotë fillimisht Leotrimi për “Zërin”.
Sa më larg me Kosovën U-19
Kryeziu beson se rrugëtimi i Kosovës U-19 nuk do të ndalet me kaq.
Ai është i bindur se forca e grupit të futbollistëve të këtij ekipi do t’ua mundësojë Verdhekaltërve të rinj të arrijnë suksese të reja në ndeshje edhe më të rëndësishme.
“Synojmë ta përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në ‘Elite Round’. Nuk dyshoj asnjëherë në këtë sepse besoj shumë në grupin e lojtarëve dhe me trajnerët që i kemi besoj se do t’ia dalim më tutje”, vazhdoi ai.
Synon Kosovën A
Pasi t’i kalojë ekipet zinxhirë të Kosovës synim i Kryeziut, si i çdo futbollisti tjetër, është edhe Përfaqësuesja A.
Edhe pse lojtarët që luajnë në futbollin e kanë paksa më të vështirë të depërtojnë në Përfaqësuese, ai megjithatë nuk dorëzohet asnjëherë dhe nuk e fsheh edhe këtë dëshirë.
“Nëse më jepet mundësia të luaj në Përfaqësuesen A, pse jo”, shton ai.
Në Evropë edhe me Dritën
Pasi e ëndërroi ëndrrën për të luajtur në Evropë me Përfaqësuesen U-19 të Kosovës, Kryeziu duket i etur për të luajtur në garat evropiane edhe me ekipin e tij të zemrës, Dritën, ku po luan me sukses.
Gjilanasit janë përforcuar tej mase gjatë verës që shkoi dhe synimi i tyre është titulli i kampionit ose Kupa e Kosovës për të dalë në Evropë, për herë të parë në histori.
“Për Dritën nuk kam çka të flas shumë sepse është ekipi im i zemrës. Unë jam rritur në këtë klub. Kemi një fond të lojtarëve mjaft të mirë dhe synimi kryesor është dalja në Evropë. Gjithashtu, synoj të kem sukses me Dritën sikur me Kombëtaren U-19”, nënvizoi sulmuesi gjilanas.
Synon të bëhet futbollist i madh
Pasi t’i arrijë objektivat me Dritën dhe me Kosovën U-19, Kryeziu nuk e fsheh dëshirën e tij që ta vazhdojë karrierën jashtë vendit, në ligat më të forta evropiane.
Edhe në nivelin personal po punon që të rritet për nga kualiteti ditë pas dite dhe të bëhet futbollist i njohur në botë.
“Synim imi është dhe ka qenë gjithmonë që të dal dhe të luaj jashtë vendit. Po ashtu, të bëhem një futbollist shumë i mirë”, përfundoi Kryeziu.
Nëse Leotrimi vazhdon me këtë ritëm, Kosova duket se tashmë e ka sulmuesin e së ardhmes në gjirin e saj. /zëri/
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...