Vesa Luma ua kujton atyre që dolën në paradë këngën ‘I ndaluar’, nga ku mori kërcënime dhe ofendime
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 11 October 2017
Këngëtarja Vesa Luma në vitin 2012 kishte publikuar një baladë të ndjeshme të titulluar “I ndaluar”.
Kënga në fjalë ishte punuar nga Big Basta dhe trajtonte temën e një dashurie të ndaluar, pavarësisht gjinisë.
Dje (e martë) në Prishtinë u shënua parada e parë e komunitetit LGBTI, e quajtur “Parada e Krenarisë”
Në këtë paradë nuk munguan edhe shumë fytyra publike, gjersa Vesa Luma zgjodhi rrjetin social Facebook për t’iu dedikuar një shkrim komunitetit që ende e cilëson si “të ndaluar”.
Ajo ka kujtuar kohën kur realizoi këtë këngë, klipin e së cilës e kishte realizuar në Shkup, në të cilën shfaqeshin dy vajza me skena dashurie për njëra-tjetrën.
Klipi “I ndaluar” i këngëtares Vesa Luma përmbante skena dashurie mes dy vajzave brenda tij. (YouTube)
Vesa është shprehur se në atë kohë ka marrë shumë ofendime dhe kërcënime nga ata që kundërtshojnë LGBTI-në, ndërsa sot u kujtoi atyre që dolën në paradë se LGBTI vazhdojnë të mbesin një komunitet “I ndaluar”.
“Kur realizova kangen “I ndaluar” qe ne video shfaqte dashurine mes dy vajzave,mora shume kritika ,kercnime etj etj..Sot e asaj dite ,pavaresisht paradave dhe simbolikave te ngjashme,ky komunitet eshte ende “I ndaluar” per te qene i lire ne zgjedhjen e tyre para syve tane..Ne Parade shumica mund te kene marr pjese per perkrahje,disa per “shmek” e disa per foto,por fatkeqsisht vazhdon te jete problem i madh ky fenomen! Sa e veshtire mund te jete mos mu marr hiq me jeten e tjetrit? Ne fund kur po bijm me flejt gjithsecilin e zen gjumi me dertet e veta.. apo jo.. Ju uroj sa me shume dashuri”, (sic.), ka shkruar Vesa Luma në Facebook. /Telegrafi/


T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...


































