Lajme

Kjo është shumë që shpenzon qeveria për tre muaj (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 10 October 2017

Qeveria e Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti ka shpenzuar 439.0 milionë euro.

Kështu thuhet në një raport të publikuar të Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje 31%, pastaj kontributet sociale dhe përfitimet 24% etj.

-Advertisement-

“Në TM2 2017 totali i shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 439.0 milione Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje 31%, kontributet sociale dhe përfitimet 24%, formimi i kapitalit bruto 23%, konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 10%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve”, thuhet në këtë raport.

Sa i përket shpërndarjes së shpenzimeve nëpër sektor, rreth 23% është shpenzuar në mbrojtjen sociale, çështjet ekonomike me pjesëmarrje prej 21%, arsimi 16%, shërbime të përgjithshme me pjesëmarrje prej 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë.

Ndërsa, të hyrat e Qeverisë për tremujorin e dytë për këtë vit ishte 448.7 milionë euro.

Pjesa më e madhe e të hyrave sipas këtij raporti ka të bëjë me tatimet në produkte të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave. Pjesa tjetër e mbetur e tyre është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera