Flet Ramiz Lladrovci: Më sulmuan keqbërësit, ma thyen veturën
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 10 October 2017
Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Ladrovci ka rrëfyer sulmin që iu bë të hënën mbrëma nga persona të panjohur.
Ai beson se sulmi ndaj tij ka ndodh për shkak se se të njëjtëve po u pengon zbatimi i ligjit dhe qeverisja e mirë. Ndërkaq, policia ka arrestuar një të dyshuar.Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur për sulmin e djeshëm ndaj tij, thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Terrstenik pas takimit të pestë që ndodhi në atë vend.
Siç u shpreh ai, atyre që po u pengon qeverisja e mirë në atë Komunë edhe po veprojnë ashtu.“Mbrëmë kam pasur sulm dhe dëmtim të makinës, pas takimit te 5-te ne fshatin Trestenik. Vet pritja ne fshat nuk është prit mirë nga keqbërësit. Konsideroj se jam sulmuar nga persona qe ju pengon zbatimi i ligjit, transparenca dhe qeverisja e mirë”, u shpreh ai.
Lladrovci theksoi se është zotuar se qeverisja e tij do të vazhdojë dhe se asnjë presion nuk mund ta ndal punën e tij në këtë komunë.“Une jam zotuar dhe zotohem se qeverisja ime do te vazhdoj si deri sot si qeverisje shembullore dhe asnje keqberes as presion nuk mund ta ndale qeverisjen e mire ne Drenas. Une nuk do te ndalem sepse jam zotuar edhe para qytetareve dhe ligjit se nuk zbrapsem”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, për sulmin ndaj tij, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar.“Në orën 22:30 është hapur rasti kanosje dhe dëmtim prone. Rasti ka ndodhur në Terrstenik të Drenasit. Policia lidhur me këtë rast sot ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...