Rozë

Aurela Gaçe pyetet se çfarë do ishte bërë po të mos ishte e famshme, përgjigja e saj lë pa fjalë

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 09 October 2017

Këngëtarja Aurela Gaçe është e njohur për natyrën e saj të lirshme dhe për thënien e gjërave ashtu siç i mendon.

Ajo ka qenë e ftuar me rastin e 5-vjetorit të varietesë së humorit “Al Pazar”, ku Agron Llakaj e ka pyetur se çfarë do të ishte bërë në fshatin e saj në Llakatund të Vlorës, në rast se nuk do ishte e famshme.

Fillimisht ajo ka thënë se e famshme ka qenë dhe në vendin e saj atje, ndërsa më tej befasoi me përgjigjen që dha.

-Advertisement-

“Nëse nuk do isha kjo… dëgjo, gjithmonë kam pasur premisa të jem shumë e kërkuar. Në këtë moshë, në këtë kohë edhe mos të isha kjo sërish do isha e kërkuar”, “Nga policia?” e pyet Agroni.

“Jo, nga policia për hashash. Do isha mbjellësja më e madhe, shitësja më e madhe. Më beso për këtë që po të them, do të isha gangstere”, tha këngëtarja mes të qeshurave.

Këtë moment ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke sqaruar “Dihet që nuk do ta bëja, sa seriozisht më merrni dhe ju”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera