Sport

Diego Simeone vjen me deklaratën e vitit

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 08 October 2017

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka zbuluar një lojtar që dëshiron të nënshkruajë një ditë , e ai është djali i tij, Giovanni, transmeton ORAinfo.

Strategu 47 vjeç, deklaroi se do të donte që ta kishte mundësinë për të menaxhuar djalin e tij – i cili aktualisht po ‘lulëzon’ në Fiorentinën e Serie A .

Giovanni, 22, u bashkua me gjigantët italianë nga Genoa këtë verë dhe tashmë ka shënuar tri herë në të gjitha garat.

-Advertisement-

Për djalin, Simeone tha: “Lojtari që do të doja të transferoja  është djali im, Giovanni.

“I dua aftësitë e tij, mendoj se ai mund të bëhet një sulmues i madh. Ai është fizikisht i fortë dhe ai shkon lart e poshtë fushës, ai punon për ekipin dhe është i uritur për të fituar lojëra. Gjithsesi është e vështirë të mësosh djalin tënd.

Vetëm shikoni Michel-in që po stërvit djalin e tij Adrian në Malaga. Nuk është e lehtë”, ka thwnw trajneri Simeone.

Giovanni e ndihmoi Genoan të ruante statusin e tij të lartë në sezonin e kaluar pasi ai kapi 12 gola të Serie A.

Ndërkohë, Simeone – i cili së fundi ka shënuar një kontratë të re në Atleticon, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2020 – zbuloi se një ditë do të donte të drejtonte Argjentinën./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera