Rama për demarkacionin: Është e pa drejtë që BE-ja i ka vënë një kusht të tillë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 08 October 2017
Kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi.
Në të njëjtën kohë, ai tha se BE po negocion me Serbinë e cila siç thotë ai as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline
Rama në një intervistë për Standardin e Vjenës ka thënë se kjo nuk është e drejtë, BE-ja është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, e cila, sipas tij, ka shkuar më tej në zbatimin e reformave gjyqësore gjë që Podgorica zyrtare nuk e ka bërë.
“Kosovaret tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirdhëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta. BE-ja duhet së pari të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që nuk është i njohur edhe Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.
Kryeministri shqiptar thotë se, pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të merakoset për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse siç shpjegon ai këtë ia obligon kushtetuta shqiptare.
Kushtetuta e Shqipërisë, sipas tij, parashikon që shteti shqiptar kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në vende të tjera jashtë vendit dhe nënvizon se ai gjithmonë do të bëjë, pa marrë parasysh se çfarë të tjerët kanë thënë, dhe kritikoi politikën e zgjerimit të BE-së. /Indeksonline/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...