Lajme

Përplasje mes bandave të shqiptarëve në Athinë, 1 i vrarë e 3 të plagosur (Detajet)

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 08 October 2017

Një shqiptar u vra në një atentat në orët e para të mëngjesit, në një bar të zonës Glyfada, në Athinë. Rreth orës 4:00, dy persona hynë në lokal dhe qëlluan me pistoleta drejt disa tavolinave. Shqiptari gjeti vdekjen në vend. Një mik i tij, edhe ai shqiptar, u plagos. Plumbat kapën edhe dy klientë, shtetas grekë.

Dëshmitarë okularë i thanë policisë se autorët ishin po ashtu shqiptarë. “U folën shqip sapo u afruan te tavolina dhe nisën të qëllonin”, u shprehën ata në polici. Dëshmitarët  sqaruan se vrasësit kishin edhe bashkëpunëtorë që i prisnin jashtë lokalit me makinë.

Viktima ishte bashkëpronar i lokalit ku ndodhi ngjarja. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Policia dyshon se bëhet fjalë për larje hesapesh mes grupesh të përfshira në aktivitete kriminale. /Lapsi.al

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy