Sport

Spanjë – Shqipëri, a pajtoheni me atë që thotë De Biasi?

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 07 October 2017
Gianni de Biasi ka komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Spanjës ne rezultat 3:0.

Strategu italian, Gianni De Biasi e kishte shikuar nëpërmjet televizorit ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë.

De Biasi, i cili tani drejton Aalvesin, u ka dal në mbrojtje futbollisteve dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare pas humbjes nga Spanja me rezultat 3:0.

“Nuk isha në stadium, e ndoqa takimin nga TV, bashkë me drejtorin e klubit. Të jem i sinqertë, Shqipëria nuk luajti keq. Duhet të dini se Spanja mundi edhe Italinë me të njëjtin rezultat”, ka deklaruar De Biasi për Panorama Sport.

-Advertisement-

“Pastaj, nuk duhet të harrojmë që edhe ndaj Maqedonisë ishte shumë e vështirë, por që gjithsesi Shqipëria mori pikë. Ju e patë që edhe Italia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Maqedonisë. Dihen diferencat me Spanjën, kështu që nuk është për ta bërë dramë”, ka shtuar ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy