Lifestyle

Gra e vajza, jeni duke e dëmtuar lidhjen tuaj nëse po i kryeni vet të gjitha punët e shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 06 October 2017

Një nga debatet më të mëdha mes çifteve ndodh në kuzhinë: “Kush do i pastrojë enët?”

Femrat janë duke punuar dhe fituar para po aq shumë – shpeshherë edhe më shumë – sesa meshkujt, por hulumtimet e reja zbulojnë se ende ekzistojnë dallime të mëdha sa i përket punëve të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Studimi, i publikuar në ‘Sex Roles’, ka zbuluar se femrat vazhdimisht janë duke kryer më shumë punë të shtëpisë sesa meshkujt, e kjo, sipas tyre, mund ta dëmtojë lidhjen.

-Advertisement-

Të dhënat e fundit tregojnë se meshkujt i kryejnë 35 për qind të totalit të punëve shtëpiake. Punët e shtëpisë mund të bëhen punë të përbashkëta mes çifteve të martuara, duke e zvogëluar më shumë se përgjysmë kohën që e shpenzon një person duke i kryer ato punë, e gjithashtu kur i bëni bashkë punët e shtëpisë, ju do të josheni më shumë fizikisht dhe do të keni një jetë më të mirë seksuale.

Sipas shkencëtarëve, gratë janë më të prira të joshen seksualisht nga meshkujt që u ndihmojnë atyre me punët e shtëpisë.

Rrjedhimisht, kjo ndikon që të keni më pak stres në familje dhe të jetoni një jetë më të mirë martesore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera