Milaim Zeka tenton ta përmirësoj imazhin, publikon video skandaloze përmes një portali nga Drenasi (Video)
Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 06 October 2017
Një portal i quajtur “DrenicaSot” pretendon se ka gjetur një audioincizim ku kinse deputeti Milaim Zeka flet me të dashurën e Ilir Krasniqit, me të cilin Zeka ka bashkëpunuar në hapjen e një agjencie dhe përmes së cilës dyshohet se kanë mashtruar mbi 900 qytetarë me viza të rrejshme pune në Gjermani.
Në artikullin e publikuar e me dhjetëra gabime drejtshkrimore, është marrë edhe një prononcim i Zekës, i cili thotë se hulumtimet e Insajderit për këtë rast janë publikuar sepse drejtuesit e Gazetës Online, sipas tij, kanë çështje të hapura personale me të.
Megjithatë, në videon e publikuar nuk vërtetohet asgjë, ku Zeka dëgjohet duke iu ankuar kinse të dashurës së Krasniqit për mashtrimin e qytetarëve. Aty nuk dëgjohet duke folur askush përpos Zekës dhe e tëra ngjan në një incizim të rëndomtë, që mund të realizohet në secilën kohë dhe rrethanë.
“Fukaraja kanë lyp pare borxh…. e t’i me ua hagër paret”, dëgjohet zëri i Zekës në videon 11-sekondëshe. Asgjë nuk dëgjohet më shumë dhe e dashura e Krasniqit që do duhej të ishte pjesë e bisedës, nuk shfaqet në asnjë moment të videos.
Nuk dihet se cila është afërsia e Zekës me këtë portal dhe as se kush janë drejtuesit e potalit.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
































