Lajme

Kadeti i FSK-së shpallet më i miri në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 05 October 2017

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) arrijnë edhe një sukses të madh në Britani të Madhe. Bëhet fjalë për kadetin e FSK-së, Behar Fazliu i cili ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar.

Njoftimin për këtë sukses e ka dhënë ambasadori kosovar në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci.

“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Greiçevci.

-Advertisement-

Nuk është hera e parë që kadetët kosovarë marrin çmime të tilla si në Britani të Madhe, ashtu dhe në vende tjera ku janë paraqitur.

22 orë më parë

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy