Sport

Dy ndeshjet e fundit zyrtare për Bunjakin, por ja kur i skadon kontrata

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 05 October 2017

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki do ta drejtoj Kosovën në dy ndeshjet e fundit zyrtare kualifikuese përballë Ukraines dhe Islandës.

Bunjaki ka folur për “Telegrafin”, ku ka treguar se kur i skadon kontrata ndërsa ka folur edhe për mungesat e shumta që Kosova do ti ketë në këtë grumbullim.

“Në fakt dy ndeshjet e fundit zyrtare, ngase kontrat kam deri në korrik të vitit të ardhshëm. Një knaqësi e jashtëzakonshme me përfaqësu shtetin kundër dy kombëtarëve të cilat luftojn për vend të parë edhe Ukraina edhe Islanda, mirëpo kjo tregon edhe çfarë kundërshtar kemi pas. Ne do vazhdojm me përformancat tona të mira, për fat të keq në disa raste nuk e kemi pasur fatin e mjaftushëm”, deklaroj Bunjaki..

-Advertisement-

Tutje Bunjaki vazhdoj të flas për lendimet e shumta në kombëtaren tonë.

“Katër janë të lenduar dhe dy të tjerë të suspeduar për ndeshjen e parë, tashmë na janë shfaqur edhe problemet tjera ku Besar Halimi dhe Bledar Hajdini kanë lendime, nuk është optimale por kështu e ka futbolli”, shtoi Bunjaki.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera