Sport

Revolucion, ndryshon formati i “All Star Game” në NBA

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 04 October 2017

Drejtuesit e NBA, së bashku me sindikatën e lojtarëve kanë vendosur të ndryshojnë plotësisht formatin e formimit të skuadrave të “All Star Game”.

Skuadrat e Lindjes dhe Perëndimit nuk do të ekzistojnë më, e sipas formatit të ri, dy basketbollistët më të votuar të çdo konference të NBA-së fitojnë të drejtën për të zgjedhur shokët e skuadrës së tyre, nëpërmjet një procesi të ngjashëm me atë të draftit.

Kjo do të thotë se do të ketë përzierje mes basketbollistëve të Konferencës së Lindjes dhe të Perëndimit.

Për çdo konferencë do të zgjidhen 12 basketbollistë, nga ku do të përzgjidhen edhe 5 lojtarët e ekipeve të para, si për Lindjen, ashtu edhe për Perëndimin. Në procesin e votimit, që do të nisë ditën e Krishtlindjes, 50% e të përzgjedhurve do të jenë nga votat e tifozëve, 25% nga lojtarët dhe 25% tjetër nga mediet. Trajnerët e çdo skuadre do të përcaktojnë 7 lojtarët rezervë.

-Advertisement-

Një tjetër ndryshim i “All Star Game” ka të bëjë edhe me faktin që secila prej ekipeve do të ketë mundësinë për të zgjedhur një organizatë bamirësie, të cilës, skuadra fituese e ndeshjes do t’i akordojë një fond ndihme.

Ndeshja “All Star” e vitit 2018 do të zhvillohet më 18 shkurt në Los Angeles dhe do të jetë e para sfidë që nuk do të vërë përballë Konferencën e Lindjes me atë të Perëndimit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera