Daka kërkon nga kandidatët për zgjedhje që t’i përmbahen kodit të mirësjelljes
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 04 October 2017
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve për kryetar dhe asamble komunash që t’iu përmbahen ligjeve dhe kodit të mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Ajo këtë mesazh e dërgoi edhe te studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është mbajtur stimulimi i zgjedhjeve lokale.
Para studentëve, kryetarja e KQZ-së ka treguar edhe një historik të shkurtër për procesin zgjedhor të pasluftës në Kosovë.
“Dua të bëj një thirrje në emër të KQZ-së që të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre që t’u përmbahen ligjeve, respektivisht kodit të mirësjelljes. Kjo është rruga e vetme dhe rruga e duhur për të shërbyer të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Duhet ta kemi parasysh se do të kemi vëzhgues nga vende të ndryshme të botës dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë shembullin tonë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Po ashtu, më vjen mirë që sot jemi bashkë të dhënë mesazhet tona për vlerën dhe rëndësinë që ka e drejta për të votuar. Sigurisht se këto terma janë të zakonshme në fushën tuaj të studimit. Pra, mos të harrojmë se jeni studentë të drejtësisë, e me siguri që keni mësuar edhe për rëndësinë e zgjedhjeve dhe për të gjitha sistemet demokratike dhe se si ato duhet të organizohen”, tha Daka.
Ajo po ashtu në veçanti i ka ftuar gjithë studentët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“Më lejoni që t’u kërkoj edhe juve të gjithë studentëve si dhe studentëve të tjerë, të cilët nuk janë këtu, që të gjithë më datën 22 tetor të shfrytëzoni të drejtën kushtetuese, të cilën e gëzoni të gjithë. Të gjithë së bashku, duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të forcuar demokracinë dhe ta çojmë vendin tonë përpara përmes zgjedhjeve”, tha Daka.
Historia e zgjedhjeve të Kosovës së pasluftës, sipas Dakës, ka filluar qysh në vitin 2000, kur janë organizuar zgjedhjet herën e parë për Kuvendet Komunale dhe pas tyre për Kuvendin e Kosovës.
Edhe gjatë kësaj periudhe po thuajse dy dekada, Kosova ka shënuar përparime të mëdha edhe në fushën e zgjedhjeve.
Sipas saj qysh nga ajo kohë ka pasur përmirësime të dukshme si rritja e besueshmërisë, në procesin zgjedhor, realizimi me integritete, rritja e pjesëmarrësve të votuesve në zgjedhje modernizimi i shërbimeve, ishin vetëm disa prej aspekteve të shumta për arritjen e të cilave mbetet çdo herë i përkushtuar KQZ-ja.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...