Sport

Veseli dhe Ndoj flasin për kundërshtarët e Shqipërisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 03 October 2017

Frederik Veseli dhe Ndoj kanë folur para ndeshjeve të fundit eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi i Empolit, Veseli thotë se përballë dy kombëtareve si Spanja dhe Italia do të jetë mjaftë e vështirë, por do ta japim maksimumin për këtë takim.

“Jemi përgatitur si gjithmonë. Kemi kundërshtar shumë të fortë, do ta japim maksimumin dhe do të mundohemi ta zhvillojmë lojën tonë. Prezenca e Lorikut, ishte shumë e fortë por ne jemi skuadër dhe normalisht luftojmë për skuadrën. Cana mungon, por ne jemi këtu gjithmonë. Spanja dhe Italia janë më të mirat në botë, por derisa të zhvillohet ndeshja janë më të fortë”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Në konferencë ishte prezent edhe futbollisti më i ri i Shqipërisë, Emanuel Ndoj – i cili e konfirmon lëndimin dhe nuk do të paraqitet me skuadrën.

“Jam i gëzuar se më ka thirrur Kombëtarja e madhe. Qunat më priten mirë dhe do ta shohim në vazhdim. Trajner erdhi më shikoi në një ndeshje, por nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen për shkak të shiut. Tani jam i lënduar dhe nuk jam në grupë”, ka thënë Ndoj./IndeksOnline/

TEMA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera