Kuzhina

Nuk ka drekë më të shëndetshme se mishi i peshkut!

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 02 October 2017

Dhe kur është i marinuar kështu, atëherë patjetër do t’ju shkojë lëngu gojës!

Përbërësit:

▪ 1 kg mish peshku sipas shijes,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ vaj,
▪ zhumbricë,
▪ fletë majdanozi,
▪ rozmarinë,
▪ 1 kokë hudhre,
▪ 1/2 e lëngut të limonit

-Advertisement-

Përgatitja:

Peshkun pastrojeni dhe lajeni mirë, qitni kripë dhe pak piper.

Pritni erëzat dhe shtoni lëngun e limonit, ndërkaq hudhrën shtypeni.

Përzieni erëzat dhe shtoni vajin dhe bashkoni mirë.

Secilin peshk mbusheni me marinadë dhe lëreni një orë të qëndrojë në marinadë.

Pasi të nxehet mirë skara rendisni peshqit.

Mbuloni me folie që të piqen mirë nga njëra anë dhe rrotulloni.

Kur t’i rrotulloni nuk duhet më t’i mbuloni. Kur të skuqen atëherë janë të pjekura

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera