Sport

Zyrtare: Spanja zëvendëson Moratan, Carvajalin e Iniestan me këta tre lojtarë për ndeshjen me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 02 October 2017

Aduriz, Odriozola dhe Jonathan Viera do të zëvendësojnë të dëmtuarit, Morata, Carvajal e Iniesta.

Përmes sajtit zyrtar, përfaqësuesja e Spanjës njoftoi gjatë ditës se kundër Shqipërisë do të jenë pa Dani Carvajal, Andres Iniesta dhe Alvaro Morata.

Morata u lëndua të shtunën kundër Manchester City, Iniesta pësoi tërheqje muskulore dje në sfidën kundër Las Palmas dhe pas testeve mjekësore është konstatuar se do të jetë jashtë fushave për së paku 10 ditë.

Kurse mbrojtësit të Real Madridit, Dani Carvajal, vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën.

-Advertisement-

Sido që të jetë, Përfaqësuesja spanjolle tashmë ka gjetur zëvendësuesit për yjet që do të mungojnë për shkak të dëmtimeve.

Përmes një postimi në “Twitter”, Spanja ka bërë të ditur se këta lojtarët e dëmtuar i ka zëvendësuar me Aritz Aduriz (Athletic Bilbao – sulmues), Álvaro Odriozola (Real Sociedad – mbrojtës i djathtë) dhe Jonathan Viera (Las Palmas – mesfushor).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera