Lifestyle

Ja arsyeja përse shoqërueset e nuseve duhet veshin të njëjtin fustan

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 02 October 2017

Në fillimin e viteve ’90 ishte e pamundur të dëgjohej të flitej për shoqërueset e nuseve, në të vërtetë martesat e asokohe vazhdonin të ndiqnin rregullat e pashkruara të periudhës komuniste; dasma duhet të organizohej veçmas nga të dyja palët, nusja duhej të qante sa më shumë të ishte e mundur që ta merrte vesh e gjitha lagjj, pavarësisht statusit shoqëror nuset duhej të përgatisnin pajë etj.

Fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar, e sigurisht që edhe dasmat nuk janë si më parë. Tanimë çifti mund të vendosë vetë ç’do të bëjë në ditën e tij më të lumtur dhe organizimi është më bashkëkohor, ku sigurisht nuk mungojnë as shoqërueset e famshme të nuseve. Ky koncept ka hyrë në realitetin tonë nëpërmjet filmave dhe serialeve amerikane, por e dini pse vajza me forma të ndryshme fizike vishen njëlloj gjatë dasmës? Living ju zbulon PËRSE-të që ndoshta nuk e dinit:

1.Për të larguar syrin e keq dhe shpirtat djallëzorë: Në Romën e Lashtë ekzistonte një ligj që ‘’detyronte’’ nusen dhe dhëndërin të kishin në dasmën e tyre,të paktën 10 shoqërues që duhej të visheshin njësoj për të krijuar në ”ushtri të pathyeshme” që luftonte shpirtat e këqinj që përpiqeshin të pengonin lumturinë e çiftit.

-Advertisement-

2.Për të mbrojtur nusen: Njëlloj si arsyeja e mësipërsme e dhe kjo arsye është e lidhur me traditat antike. Në Azinë e Lashtë, nuset duhej të udhëtonin për ditë të tëra para se të bashkoheshin me bashkëshortin dhe shpeshherë binin pre e hajdutëve dhe sulmeve keqdashëse. Prania e një grupi vajzash të veshura njëlloj ishte një lloj sinjali paralajmërues se nuk duhej të prekeshin.

3.Për të imituar martesat e familjes mbretërore britanike: Sipas Lou Taylor, profesor i historisë së veshjes dhe pëlhurës në Univeristetin e Brighton-it,  e para që do të fuste konceptin e shoqërueseve të nuses do të ishte mbretëresha Viktoria që në dasmën e saj më 1841-n kishte krah vetes disa vajza të veshura me të bardha. Pippa Middleton do të vishte një fustan të bardhë kur shoqëroi dukeshën e Cambridge në ditën e saj të më të lumtur.

4. Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm: Siç dihet, të gjithë kemi shije të ndryshe të veshuri dhe estetike, prandaj shpeshherë nuset përpiqen ”të mbajnë” nën kontroll ndonjë shoqe ekstravagante duke zgjedhur më parë veshjen.

Etiketa:
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy