Lajme

O’Conell: Të përshpejtohet procesi i personave të zhdukur në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 02 October 2017

Duke lavdëruar punën që është kryer deri tash, ambasadori britanik, Ruairí O’Connell ka deklaruar sot se duhet shpejtuar procesi, sepse kjo temë është shumë e ndjeshme jo vetëm për familjarët, por edhe për tërë shoqërinë, duke numëruar tri fusha kyçe që duhet trajtuar me prioritet; e para, gabimet në identifikim dhe në këtë drejtim Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë Institutin e Mjekësisë Ligjore; së dyti, inkurajohen  dëshmitarët që të paraqiten dhe Qeveria të bëjë çmos për t’i mbrojtur ata; dhe e treta, është drejtësia, dhe kjo nuk është vetëm çështje për t’i gjetur familjarët, por çdo familje të ketë qasje në drejtësi.

Ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet, falënderoi  kryeministrin Haradinaj për energjinë  dhënë këtij procesi, i bindur se tashmë është koha të ecet përpara dhe të arrihet progres.

Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi e vlerësoi si shpresëdhënëse qasjen e Qeverisë së re, që kaq shpejtë ta vendosë çështjen e personave të zhdukur në fokus dhe ta trajtojë si një nga prioritetet.

-Advertisement-

Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur theksuan nevojën e identifikimit sa më të shpejtë të familjarëve të tyre, duke shtruar kërkesat konkrete para kryeministrit dhe institucioneve të vendit, thuhet në komunikatën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera