Sport

De Biasi: Në “Loro Borici”, me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 02 October 2017

De Biasi thotë se në “Loro Boriçi” për sfidën Shqipëri – Itali, do të bëjë tifo për Kuqezinjtë.

Fillimi i tij në Primera Divizion me Deportivo Alavesh nuk mund të kishte qenë më i suksesshëm, Gianni De Biasin fitoi me skuadrën e tij të re 0:2 ndaj Levantes.

Një sukses që ka lënë të kënaqur ish-trajerin e Kombëtares shqiptare, që në një lidhje telefonike me emisionin “Zona Gol” foli për rikthimin e tij në Spanjë, por dhe ndeshjet e kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë.

“Besoj se kam ardhur në një prej kampionateve më të rëndësishëm në Europë, dhe ishte zgjedhje futbollistike pasi për para mund të kisha bërë një tjetër zgjedhje. Jam në një klub serioz dhe pse jo shumë i madh. Jam shumë i kënaqur që fituam në ndeshjen e shtatë, e para e imja, pasi ekipi vinte pas 6 humbjesh dhe ishte rezultat i rëndësishëm sepse na jep besim mua dhe djemve për të ardhmen. Si fillim punova pak në aspektin taktik dhe atë mbrojtës dhe fola me ekipin për besimin që duhet të kemi për njëri tjetrin.”

-Advertisement-

Dhe pse jo më në stol, Shqipëria mbetet gjithmonë nën vëmendjen e De Biazit që komentoi dhe dy sfidat e radhës së kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë

“Më mungon Shqipëria, më shumë tani që nuk jam sesa kur isha. Kur ke kaluar një periudhë të mirë në një vend ke gjithmonë nostalgji. Një ditë më parë mora një mesazh nga presidenti Duka dhe i thashë po fituat me Spanjën do ju bëjnë monument në Itali. Uroj që të fitoni aty dhe pse në ndeshjen e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë.”

Pavarësisht se punon në La Liga, De Biasi vazhdon të ndjekë me vëmendje Serinë A italianë dhe futbollistët shqiptarë që luajnë aty.

“Jam i kënaqur për Etrit Berishën dhe faktin që ka pritur 11-metërshin e Dybalas. E përcjell Serinë A vazhdimisht, madje Milan – Roma e ndoqa falë Digitalb, që e kam marrë me vete dhe këtu në Spanjë dhe falë tij mund të studioj dhe kundërshtarët e radhës”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera