Lajme

Të moshuarit të harruar nga shteti (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 01 October 2017

Edhe pse sot ishte dita ndërkombëtare e të moshuarve, institucionet vendore kanë vendosur që ta bojkotojnë shënimin e saj.

E kjo po shihet si kritike nga personat e kësaj kategorie.

Ata për Tribuna Channel akuzuan pushtetet në Kosovë, se nuk kanë bërë asgjë për këtë kategori.

-Advertisement-

E për Sahit Marashin pushtetarët janë të interesuar vetëm për përfitime personale.

Por ndryshe mendon një i moshuar tjetër. Ai u shpreh se me kapacitetet e shtetit, është duke u bërë mjaftueshëm për këtë kategori.

Vendet evropiane këtë ditë e shënojnë me aktivitete të ndryshme të organizuara qoftë nga institucionet shtetërore, por edhe nga organizatat e ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera