Lajme

Ish ministri i Brendshëm lëshon një tjetër ‘bombë’: Bandat janë trimëruar, kurse shteti është …

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 01 October 2017

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka vënë sërish alarmin, se bandat në vend janë trimëruar dhe nuk po pyesin më për shtet.

Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhur në Vlorë, ku një automjet tip Benz u godit nga breshëri plumbash, Demiraj është shprehur se këto janë shenjë e “trimërimit të krimit”.

Përmes një postimi në Facebook, Demiraj për këto ngjarje bën fajtor shtetin që sipas tij është “i topitur nga flirtimi i segmentemve të agjenvive të zbatimit të ligjit me grupet kriminale”.

-Advertisement-

“Ndjehem shume i shqetesuar me ngjarjet e fundit kriminale, te cilat jane shenje e trimerimit te krimit perballe nje shteti te topitur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale. Duhet sa me shpejte nje reagim i vendosur sa nuk eshte vone,” shkruan Demiraj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera