Lajme

Krusha e Madhe kërkon të bëhet komunë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 01 October 2017

Krushën e Madhe po e duan komunë në vete banorët e asaj ane. Sipas tyre, ky vend dikur kishte administratën e vet.

Në këtë vend dekada më parë u lëshuan dokumente siç bëhet tani gjithandej komunave kosovare.

“Krusha e Madhe ka qenë Komunë në kohën e Shqipnisë siç i kanë thanë atëher”, tha për Klan Kosovën Selami Hoti.

-Advertisement-

Se Krusha e Madhe ishte komunë dhe se në administratën e saj e cila tani nuk është funksionale siguroheshin disa lloj dokumentesh tregojnë edhe të moshuarit.

Ata shpresojnë që Krusha e Madhe të bëhet sërish komunë në vete.

Aktualisht Krusha e Madhe është fshat i Rahovecit dhe të gjitha dokumentet banorët i nxjerrin në këtë vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera