Sport

Manchester United shkatërroi Crystal Palacen – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 30 September 2017

Manchester Unitedi e ka shkatërruar Crystal Palacen, duke e mposhtur 4:0 në “Old Trafford”.

Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. “Djajtë e Kuq” janë treguar të fortë për Crystal Palace, duke i mposhtur 4:0 në “Old Trafford”, shkruan Gazeta Express.

Juan Mata zhbllokoi ndeshjen pas tre minutave lojë, duke shënuar për 1:0. Epërsinë e dyfishoi Marouane Fellaini në minutën e 35’të.

Mesfushori belg gjeti sërish golin në këtë ndeshje, duke realizuar për 3:0 në minutën e 49’të. Kurse për rezultatin përfundimtar 4:0 realizoi sulmuesi Romelu Lukaku në minutën e 85’të.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore, Man Unitedoi ka shkuar në kuotën e 19 pikëve, tri më shumë se Manchester City, që nga 18:30 përballet me Chelsean në “Stamford Bridge”. /Gazeta Express/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy