Sport

‘Tronditet ’ Milani nga kjo deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 30 September 2017

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco është i lumtur të bashkohet me “vëllain” Vincenzo Montella, por paralajmëron se Roma dëshiron  tre pikë kundër Milanit në San Siro, transmeton ORAinfo.

“Shumë gjëra janë përmirësuar gjatë javëve të fundit, por ajo që duhet të përmirësojmë është konsistenca jonë gjatë rrjedhës së lojës,” tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.

Është një takim i veçantë për dy ish-lojtarët e Romës dhe Italisë, të cilët shkojnë  takohen në derbi si tarjner.

-Advertisement-

“Montella është me të vërtetë si një vëlla për mua për të gjitha që kemi pasur së bashku, jo vetëm në Romë, por edhe kur ishim fëmijë në Empoli.

Ne u rritëm në vështirësi, kur nuk kishim para për të blerë një këmishë, kështu që unë mund t’ju siguroj se ka miq të vërtetë në këtë sport dhe Vincenzo është një prej tyre.

“Unë e konsideroj një ndeshje shumë të rëndësishme por shpresojmë që do t’i marrim pikët në San Siro.

Unë shpresoj se mentaliteti dhe besimi ynë mund të rritet edhe më shumë në San Siro kundër një rivali cilësor.

Gjëja më e rëndësishme është qëndrimi, pasi kjo është ajo që e bën dallimin”, ka thënë trajneri i  Romës./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera