Sport

Bellew dhe Haye do të takohen përsëri

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 30 September 2017

Është konfirmuar ndeshja në mes të Tony Bellew dhe David Haye, e cila do të mbahet në ‘The O2 Arena’, më 17 dhjetor.

Dy rivalët britanikë ishin ndeshur edhe një herë, në mars të këtij viti, në një betejë ku fitues doli Bellew, shkruan KosovaPress.

Bellew ka shprehur vendosmëri që ta fitojë edhe betejën e dytë përballë Haye-s, duke thënë se do t’ia përfundojë karrierën atij, ndërsa Haye e ka quajtur ‘mungesë të fatit’ humbjen e parë nga Bellew.

-Advertisement-

Bellew është kampion botëror i WBC, në kategorinë e peshave të mesme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera