Sport

Jashanica nuk është i vetmi, Kosova grumbullon një tjetër futbollist të Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 29 September 2017

Mungesat e shumta te Kosova, e kanë bërë me dhimbje koke trajnerin Albert Bunjaki, i cili nuk ka shumë alternativa zgjedhjeje për dy sfidat e fundit të eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Ukrainës dhe Islandës.

Valon Berisha dhe Bernard Berisha janë dy nga mungesat më të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës, të dy këta  futbollistë do të mungojnë në ndeshjen ndaj Ukrainës për shkak kartonash, ndërsa do të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Një munges tjetër është edhe ajo e Enis Alushit, i cili është i dëmtuar.

Sport News” ka mësuar se trajneri Bunjaki ka vendosur që këto mungesa t’i zëvendësojë me futbollistët, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Alban Pnishi dhe Fidan Aliti.

-Advertisement-

Që të 4 kanë qënë pjesë e Kosovës në të kaluarën, ndaj 46-vjeçari ka zgjedhur t’i rikthejë për t’iu dhënë sërish shansin, kjo falë paraqitjeve dinjitoze që ata kanë bërë me klubet e tyre. Elbasan Rashani aktivizohet me skuadrën norvegjeze ODD, Bersant Celina tek Ipsuiçi, ndërsa Alban Pnishi te Grasshoper në Zvicër.

Qendërmbrojtësi Fidal Aliti është pjesë e Skënderbeut prej disa kohësh, duke u aktivizuar në mjaft ndeshje deçizive në formacionin titullar. Një tjetër risi në listë është edhe portieri 20 vjeçar i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili do të zëvendësojë Adnis Nurkoviçin e Flamurtarit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera