Sot je neser s’je!
Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 29 September 2017
Gani Sejdiu nuk është më trajner i Feronikelit. Strategu mitrovicas është ndarë me klubin nga Drenasi menjëherë pas barazimit të së mërkurës me Prishtinën (0:0).
Sejdiu ka bërë të ditur se shkaqet familjare ishin ato që e shtyn ta lërë punën. Sidoqoftë, Sejdiu nuk është trajneri i parë që vetëm pas shtatë javëve të para të kampionatit të ri largohet nga Superliga.

Në fakt, ai është trajneri i shtatë që largohet nga gara elitare thuajse menjëherë pas fillimit të saj, shkruan sot gazeta “Zëri”
Zekrija Ramadani ishte trajneri i parë që u shkarkua nga Trepça ’89, e cila nuk mundi t’i durojë rezultatet negative dhe menjëherë ndërhyri në shtabin teknik. Rehati në Superligë nuk gjeti as Valdet Shoshi.
Ky i fundit e kishte nisur mjaft mirë sezonin me Besën, ani pse klubi pejan kishte vendosur që sivjet të luajë me futbollistë të rinj. Por, në momentin që Shoshi ka kërkuar kontratë dhe pagesa për trajner e futbollistë ka ardhur deri te ndarja me Besën. “Rokadë” në shtabin teknik pati edhe në FC Prishtinë.
Klubi bardhekaltër e kishte sjellë në postin e drejtorit sportiv trajnerin e suksesshëm nga Shqipëria, Mirel Josa dhe ky veprim u konsiderua si njëfarëlloj presioni për trajnerin Arsim Thaçi, i cili në ndërkohë ia dha pozitën e tij Josës, për t’ia marrë postin e drejtorit.
Rezultatet e dobëta e detyruan edhe Agron Selmanin të largohet nga Flamurtari. Ndërsa, janë edhe disa trajnerë të tjerë, të cilët aktualisht janë duke punuar nëpër klube, por në çdo moment mund të shkarkohen, shkruan Zëri.
Siç dihet, klubet kanë bërë investime të mëdha. Shumë prej tyre po e kërkojnë titullin. Vetëm 11 pikë është dallimi në mes liderit, Llapit, dhe ekipit të fundit Flamurtarit. Kjo më së miri e tregon garën e jashtëzakonshme që po bëhet. Klubet nuk do t’i durojnë lehtë rezultatet negative. Dhe, kjo i mban trajnerët në pozita të rrezikuara në çdo moment. Pozitën e trajnerëve askush nuk e kupton më mirë sesa një trajner, i cili vetë e ka provuar të njëjtën “çorbë”.
“Profesioni i trajnerit në Kosovë është njëra prej punëve më me stres që ekziston. Është stres i madh të punosh si trajner në vendin tonë. Përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe, kërkohen rezultate, edhe pse nuk ka kushte për ta”, thotë për “Zërin” Fahredin Duraku.
“Trajnerët nuk paguhen mjaftueshëm dhe prej tyre kërkohet shumë. Ata janë të rrezikuar në çdo moment, pasi krerët e klubeve e kanë ‘shpirtin në fyt’ dhe duan rezultate të menjëhershme”, shpjegon trajneri mitrovicas.
Sipas Durakut, secilit klub kosovar i mjaftojnë dy-tri rezultate jo të kënaqshme për ta shkarkuar pa pikë problemi trajnerin. “Këtu mungon profesionalizmi te klubet. Me 2-3 rezultate jo të mira shkarkohet trajneri. Kjo është gabim pasi trajnerëve duhet t’u jepet kohë për ta realizuar projektin. Ai nuk bëhet brenda ditës”, shpjegon ai.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































