ORCA: 5 ditë heshtje të kryeministrit, mungesë e transparencës
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 29 September 2017
ORCA vazhdon për ditën e 5 me radhë të kërkojë përgjigje dhe sqarim publik nga zyra e kryeministrit për kërkesën dhe tashmë shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) insiston që për këtë çështje Ministria t’i raportojë Kuvendit të Republikës siç parashihet në nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim e cila thotë “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit”, thuhet në njoftimin e ORCA-së.
ORCA është e shqetësuar me arsyet e pamjaftueshme të kërkesës së kryeministrit Haradinaj, drejtuar ministrit Bytyqi për shkarkimet në fjalë, transmeton lajmi.net.
“Ne vërejmë se arsyet e dhëna sipërfaqësisht në komunikimin e brendshëm të kryeministrit dhe ministrit janë të pamjaftueshme, por në anën tjetër kemi dyshime që këto shkarkime nuk vijnë për ta përmirësuar cilësinë në arsim, por për të mbrojtur interesa të caktuar të institucioneve private të arsimit të lartë që me sa duket Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë i kanë cenuar në përpjekjen e tyre për ta ruajtur cilësinë e arsimit të lartë në vend”, thuhet mes tjerash në reagim.
Ne presim nga zyra e kryeministrit sqarime publike për të na qartësuar neve dhe shoqërisë kosovare një vendim kaq të rëndësishëm që do të afektojë drejtpërdrejt arsimin e lartë në vend.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























