Lajme

Ramush Haradinaj i përgjigjet Malit të Zi për Demarkacionin: Ky është qëndrimi ynë përfundimtar

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 28 September 2017

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që të enjten e ka çuar atë në Podujevë, ka folur edhe njëherë për demarkacionin.

Sipas tij, po punohet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe drejt liberalizimit të vizave dhe demarkacionit.

Sa i përket kësaj të fundit, që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ai garantoi se se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr.

-Advertisement-

“Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo është e vërtet, kush doni me ia qit lapsin e gjeni që nuk janë dy të tretat për këtë version me pas. S’mund të votohet kështu”, ka thënë Haradinaj.

“Ata që janë në Komision, ata e gjejnë të vërtetën, atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshjen me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje, pra nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi, marrëveshja është e dyanshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera