Rozë

Ricky Martin humb një nga vëllezërit nga uragani “Maria”, apel për ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 28 September 2017

Këngëtari i famshëm ka publikuar në Instagramin e tij me 8.9 milion ndjekës një video ku i bën thirrje të gjithëve për të gjetur një nga vëllezërit e tij të humbur në Porto Rico gjatë Uraganit Maria.

“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga vëllezërit e mi. Nuk e dimë ku është. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi.

Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasim me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Ricky Martin gjithashtu i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të kontribojnë ne fushatën e hapur për të ringritur edhe njëherë ishullin dhe për të ndihmuar viktimat që shkaktoi ky uragan i fuqishëm.

Uragani Maria që goditi Puerto Rikon më 20 shtator, la pas shumë dëme, duke nisur nga ndërprerja e rrjetit të energjisë në tërë vendin, shkatërrimi i rrugëve, i shtëpive, humbja e jetës së shumë njerëzve, e shumë të tjerë nuk janë gjetur ende.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy