Sport

Ferrero tallet me Milanin: Shpenzuan 200 milionë, nuk e bën asnjë goditje në portë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 27 September 2017

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është tallur me skuadrën e Milanit, të cilët gjatë kësaj vere kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro në transferime.

Në fundjavën e kaluar Sampdoria mposhti Milanin me rezultat 2:0, me golat e Duvan Zapata dhe Ricky Alvarez.

Për 90 minuta skuadra e Milanit nuk bëri as edhe një goditje në portën e Sampdorias.

“Milan ka shpenzuar 200 milionë euro në transferime, por ata nuk bën asnjë goditje në portën tonë”, tha fillimisht Ferrero për Radio Radio.

-Advertisement-

“E kisha parashikuar një fitore 2:1, por ata nuk e bën asnjë goditje në portë. Milan është skuadër e madhe”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera