Sport

Perez i kërkon De Geas të mos vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 27 September 2017

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka thënë David de Geas që të mos futet në bisedime për kontratën e re me Manchester Unitedit.

Lajmin e jep Diario Gol që e sheh portierin si pjesë të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

De Gea mbetet pa kontratë në vitin 2019 dhe raportimet e fundit që vijnë nga Anglia flitet për fillim të bisedimeve për kontratën e re.

-Advertisement-

Manchester United është shumë i interesuar që ta mbajë portierin edhe për shumë vite.

De Gea më shumë është i koncentruar në Kupën e Botës ku pritet të marr pjesë me Spanjën.

Perez e kërkon lojtarin menjëherë pas Kupës së Botës dhe për këtë ka kërkuar nga portieri që të mos futet në bisedime për vazhdim të kontratës.

De Gea ka qenë i lidhur me Real Madridin edhe para dy vitesh, por marrëveshja ka dështuar në çastet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera