Nisin operacionet në QKUK, në vend të gazit oksidul përdoret ajri i komprimuar
Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 27 September 2017
Që nga data 7 shtator në sallat operative të Klinikës së Kirurgjisë të QKUK-së nuk janë kryer operacionet. Kjo për shkak të vdekjeve të dyshimta të tre pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë pak më shumë se dy javë më parë në këto salla, shkaku i të cilave dyshohet të jetë gazi oksidul.
Por pas dy javëve mospunë, klinikat e kirurgjisë janë kthyer në gjendje funksionale.
Komisioni Profesional më datë 25 shtator ka marrë vendim që të fillojë me punë në sallat operative.
Në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Express, komisioni i përbërë nga doktor Nehat Baftiu, Saudin Maliqi, Rifat Bajrami, Rexhep Gjyliqi si dhe Mehdi Krasniqi kanë marrë vendim që të bëhet funksionalizimi i sallave ku do të aplikohen metodat e anestezionit të cilat e përjashtojnë përdorimin e gazit oksidul (N20) duke mundësuar kështu përdorimin e ajrit të komprimuar i cili është në sistem dhe me të cilin furnizohen klinikat e Kardiokirurgjisë, sallat e Klinikës Emergjente si dhe disa Klinika në QKUK.
Ndërkohë që rreptësishtë nga ana e këtij komisioni është ndaluar përdorimi i gazit N20.
Tutje në vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Express thuhet se Shërbimet Teknike dhe ato të Pajisjeve Mjekësore janë të obliguara që në vazhdimësi të kontrollojnë dhe mirëmbajnë sistemin sipas detyrave dhe përgjegjësive të sektorëve përkatëse.
Organet e hetuesisë si prokuroria, policia e në anën tjetër Inspektorati Shëndetësor, janë duke i hetuar shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tre pacientëve në QKU më datë 7 shtator të këtij viti. Dyshimet e para bien mbi gazin oksidul (N20) i cili pa licencë adekuate ishte prodhuar në Kosovë.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...