Ministria e Financave sqaron kërkesën për shkurtim të afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 27 September 2017
Ministria e Financave sqaron opinionin publik se sa i përket çështjes së afatit të verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në mbledhjen e Qeverisë të datës 23.09.2017, ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar se afati prej 5 vjetësh që është paraparë për përmbylljen e këtij procesi, të shkurtohet dhe të bëhet në 5 muaj.
Qëllimi i kërkesës së Ministrit të Financave Bedri Hamza ishte dhe është që viktimat e dhunës seksuale si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë në Kosovë, të përfitojnë sa më shpejtë pagesat ashtu siç parashihen edhe me ligj, me qenë se është kategoria e cila deri më tani nuk është trajtuar siç duhet dhe ende nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga shteti. Andaj, duke e trajtuar me seriozitet të madh si çështje ligjore dhe morale, ministri Bedri Hamza ka kërkuar gjithmonë me qëllim të mirë që ky proces të finalizohet sa më shpejt, mundësisht brenda një afati 5 mujor, me qëllim që kjo kategori ti përfitojë sa më shpejt që është e mundur pagesat ashtu siç edhe parashihet me ligj.
Kërkesa e ministrit Bedri Hamza për shkurtim të afatit të verifikimit, ka ardhur si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe Shoqërisë Civile, që shteti të filloj të zbatojë legjislacionin në mënyrë që sa më shpejtë të përfitojnë pagesat kjo kategori./INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...