Sport

Mayweather tregon arsyen prekëse: Pse nuk e dëmtova më shumë McGregor’in

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 26 September 2017

Floyd Mayweather ka thënë se e kishte mundësinë të rrihte edhe keq irlandezin Connor McGregor, por brenga se kundërshtari mund të pësojë dëmtime në tru ia ndali hovin.

Dëmtimi në tru është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore që shfaqet me kalimin e kohës te boksierët.

“Ai ka karrierë. E dini, e ka ende karrierën përpara, është ende i ri. Mund ta dëmtoja shumë. Por, duhet të mendojmë për këta sportistë”, tha ish boksieri i kategorisë së mesme, përcjellë Gazeta Metro.

-Advertisement-

Ai tregoi se si pasojë e dëmtimeve gjatë kohës sa ishte boksier, tashmë edhe axha i tij Roger ka probleme mendore.

“Ai vazhdon të zhduket, i frustruar. Nuk mund ta gjejë askush. Pastaj përfundon në spital. Prandaj, them se mund të ndodh dëmtimi i trurit”, theksoi Mayweather.

Connor McGregor kishte thënë se referi gaboi që e ndërpreu para kohe duelin me amerikanin, mirëpo ekspertët e vlerësuan si të qëlluar vendimin, bazuar në lëvizjet e tij në sekondat vendimtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera