Fun & Video

Këshilla, sidomos për gratë: Gjashtë hapat për shmangien e grabitjes në një parking (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 26 September 2017

Jetojmë në një kohë të pasigurisë në rritje në vendet publike, dhe më të dobëtit janë sigurisht, gratë dhe fëmijët.

Dhe siç edhe ndodh shpesh, mjafton që tua vërejnë një telefon në duart tuaja, një çantë në krahë dhe shumë herë mund të jeni viktimë e vjedhjes.

Disa përvoja nga Gjermania tregojnë se hajnat shpesh zgjedhin gratë që janë rrugës për në banesë apo nga vendi i punës drejt veturës së tyre, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

E për të shmangur sulmin, ekspertët ofrojnë këshilla praktike për gratë – procedura e sigurisë është si vijon:

1. Deri tek vetura ecni shpejt dhe me një qëllim të qartë;

2. Mbani dorën tuaj dominuese të lirë, thënë më mirë, mos mbani me të çantën ose edhe diçka tjetër;

3. Shikoni drejt dhe vëzhgoni mjedisin tuaj;

4. Shikoni personat e dyshimtë në mjedis;

5. Mbajini çelësat e makinës në çdo kohë në duar, në mënyrë që të hyni shpejt në automjet (në vend që t’i kërkoni në xhepa);

6. Mbyllni derën në brendësi të automjetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera