Lajme

DS: MASHT t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në universitetet publike

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 26 September 2017

Demokracia Studentore përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të gjitha universitetet publike në Kosovë.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore, tha se problemet në universitetet publike qëndrojnë te politizimi i tyre nga klanet të caktuara të interesit, të cilat deri më tani ju kanë shërbyer grupeve të interesit.

Për të dalë nga kjo gjendje, ai kërkon që Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me kryeministrin dhe grupet e ekspertëve të marrin një vendim  për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe t’i shkarkojnë të gjitha bordet dhe rektoret e universiteteve publike.

-Advertisement-

“Këtë gjendje të mjerueshme të cilën e kanë instaluar ish- ministrat Ramë Buja dhe Arsim Bajrami, mundem ta zgjidhim vetëm në ketë mënyrë, dhe të zgjedhën rektoret të cilët i plotësojnë kriteret  dhe nuk i përkasin ndonjë subjekti politik”, tha ai.

Kërkesa për shkarkimin e drejtorit dhe bordeve  të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, për Ramusën është e duhur dhe reflektues për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë, pasi është pikërisht ky institucion që ka lejuar hapjen e programeve të reja, të cilat nuk kanë plotësuar asnjë kriter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera