Feronikeli – FFK, kjo nuk pritej tani
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 26 September 2017
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) thotë se nuk i ka marrë fare seriozisht deklarimet e Feronikelit, i cili ka hedhur akuza shumë të rënda ndaj shtëpisë së futbollit për korrupsion, punësime mbi baza familjare, hakmarrëse ndaj çdo klubi dhe individi që e kritikon e po ashtu se FFK-ja vetëvendos se cili klub duhet të shpallet kampion i Kosovës.
FFK-ja i ka thënë gazetës “Zëri” se sikur akuzat e Feronikelit të ishin serioze dhe të vërteta atëherë me to do të merrej Prokuroria.
Federata garanton për pastërti të saj, ndërsa i siguron të gjitha klubet, duke përfshirë edhe Feronikelin, se i trajton të gjitha njësoj, pa kurrfarë dallimi.
Madje FFK-ja e ka paralajmëruar “Niklin” me gjoba për deklarimet.
“Ekziston Kodi i Mirësjelljes dhe nëse është shkelur natyrisht se mund të ketë ndëshkim sepse FFK-ja është e vendosur për t’i respektuar rregulloret e saj”, ka thënë FFK-ja.
Dhe, në rast se FFK-ja e dënon Feronikelin apo krerët e saj, atëherë situata mund të përshkallëzohet sepse klubi nga Drenasi ka paralajmëruar tërheqje nga garat nëse shtëpia e futbollit nuk e ndal “represionin” ndaj tij.
“Federata po luan me ndjenja dhe nëse e vazhdon këtë represion ndaj Feronikelit neve nuk na mbetet tjetër veçse të largohemi nga garat”, ka deklaruar kryetari i “Niklit”, Ekrem Elshani.
Është pikërisht Elshani ai i cili e “ka bombarduar” me akuza FFK-në pasi konsideron se skuadra e tij po dëmtohet qëllimisht në garën kampionale nga FFK-ja përmes gjyqtarëve për shkak se e kishte akuzuar muaj më parë shtëpinë e futbollit për kriminalizim të procesit të licencimit të klubeve për gara evropiane.
“Kur jemi ankuar rreth procesit të licencimit për gara evropiane të gjithë na këshillonin të mos e kritikojmë Federatën sepse do të hakmerret ndaj nesh. Do të thotë të gjithë në Kosovë e dinë se Federata është hakmarrëse dhe kjo po vërtetohet. Ata po përdorin strategji hakmarrëse vetëm pse i kemi kritikuar. Bëhet fjalë për tri penallti të referuara dhe për tri penallti të anuluara”, ka deklaruar Elshani, i cili ka theksuar se krerët e FFK-së vendosin se kush duhet të shpallet kampion e jo fusha e blertë.
“Kjo është situata në Kosovë, prandaj duhen ndryshime. Ndryshimet duhet të nisin prej kreut të Federatës”, ka pohuar ai.
“Dihet se si bëhet delegimi i gjyqtarëve dhe kush i delegon ata. Ne e dimë se me çfarë shumash delegohen referët. Njerëzit duhet ta dinë situatën reale të futbollit të Kosovës. Me 300 euro mund ta delegosh cilin refer të duash”, ka nënvizuar Elshani.
Për më tepër ai ka folur edhe rreth punësimeve që po bëhen në FFK-në pas anëtarësimit të saj në UEFA dhe në FIFA.
“Prej kryetarit të Federatës dhe poshtë veç marrin prej futbollit të Kosovës. Ata i kanë marrë 4 milionë euro, kurse neve na detyrojnë të paguajmë edhe për transferime dhe kartonë duke e ditur gjendjen e rëndë të klubeve. Ata marrin paga të mira në Federatë. Aty po i punësojnë edhe familjarët, djalin, çikën, tezën, etj,.”, ka akuzuar Elshani.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...