Audi dhe BMW, veturat më pak të besueshme
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 26 September 2017
Çdo vit shtëpia analitike ‘J.D. Power’, kryen hulumtime të hollësishme rreth kënaqësisë së blerësve. Studimi i tyre më i fundit i kryer në Britani të Madhe, ka dhënë rezultate mjaft interesante.
Hulumtimi rreth besueshmërisë në këtë vend, është kryer gjatë 12 muajve të fundit në mesin e pronarëve që kanë blerë veturë të re apo posedojnë veturë e cila është nga 1 deri në 3 vite e vjetër.
Pyetësori i ‘J.D. Power’, përmban 177 pika në tetë kategori, të cilat përfshijnë dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, përjetimin gjatë vozitjes, kontrolli i funksioneve multimediale dhe të drejtimit, ventilimi dhe klima si dhe besueshmëria e motorit dhe marshit.
Prodhuesit vlerësohen në bazë të numrit të problemeve të paraqitura në 100 vetura, ndërsa rezultatet për vitin 2017, janë absolutisht katastrofale për Audi dhe BMW, të cilët janë zhytur në fund të tabelës, respektivisht të parafundit nga 26 brende të veturave. BMW në 100 vetura, ka pasur 198 probleme të paraqitura, derisa Audi 187.
Pasojnë Land Rover dhe Fiat, derisa prodhuesi i tretë Premium, Mercedes-Benz, mezi ka arritur përqindjen industriale. Është interesant se 58 për qind e vozitësve të anketuar, të cilët nuk i kanë paraqitur problemet në veturat e tyre, e kanë pranuar se përfundimisht do t’i mbesin besnik brendit të tyre, derisa për të njëjtën gjë kanë vendosur vetëm 48 për qind e pronarëve të veturave me një apo më shumë probleme.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...