Sport

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë sërish drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 25 September 2017

Po vazhdon paraqitja e treshes së gjyqtarëve kosovarë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për grup-moshën U-19.

Gjyqtari kryesor, Genc Nuza, së bashku me asistentët e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, nesër do të udhëtojnë në Letoni ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për grup-moshën U-19, që do të zhvillohet më 27 shtator në Liepaja ndërmjet FK Liepaja Youth (LVA) dhe FC Shakhtyor Soligorsk Youth (BLR), njofton FFK.

Si gjyqtarë i katërt që do ta ndihmojë treshen e Kosovës do të jetë Aleksandrs Anufrijevs nga Letonia.

Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë që gjyqtari Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare që flet për cilësinë dhe paraqitjet e mira që kanë pasur gjatë ndeshjeve të kaluara.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera