Ministri i Drejtësisë: Shpejt gjyqtarët fillojnë punën në Veri
Autori: Gazeta inFokus
17:34 | 24 September 2017
Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se shpejt do të nisë puna edhe e gjyqtarëve të Kosovës në Veri të Mitrovicës. Ka thënë se me këtë do të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselit për Drejtësi.
“Zbatimi i kësaj marrëveshje është hap shumë i rëndësishëm që shkëputë përfundimisht çdo ndikim të jashtëm në sistemin juridik të vendit dhe si i tillë, është lajm i madh për institucionet, qytetarët dhe të ardhmen tonë të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, njëra prej sfidave më të mëdha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte shtrirja e sovranitetit dhe integrimi i Veriut.
“Është punuar shumë në këtë drejtim, po aq sa është punuar shumë që shoqëria shumetnike e Kosovës të ndërtojë një konsensus për të ecur bashkërisht përpara”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se prej tash Kushtetua e Kosovës do të shtrihet në tërë Republikën.
“Sot, situata po ndryshon konkretisht. Shumë shpejt do të zbatohet Marrëveshja e Brukselit për Drejtësi, që krahas Policisë dhe Prokurorisë, edhe gjyqtarët të fillojnë punën e tyre në gjykatat në veri të vendit, që qytetarët e Kosovës pa dallim, të kenë qasje në sistemin e drejtësisë sipas ligjeve dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























